Kafe Shqeto/ Një yll i ri në muzikë! Daniela Bunçi rrëfen suksesin e saj të parë

11:32, 08/09/2023
A+ Aa A-

Padyshim që muzika ka qenë një nga ëndrrat e saj të para të cilën duket se tashmë e ka realizuar më së miri!

Bëhet fjalë për artisten më të re në tregun muzikor shqiptar Daniela Bunçi, e cila disa ditë më parë publikoi në platformën You Tube këngën ‘Ku je ti’ e cila duket se rezultoi një sukses i garantuar.

Ekskluzivisht për ‘Kafe Shqeto’ ditën e sotme, Daniela ka rrëfyer të gjitha prapaskenat e këtij projekti që ‘solli në jetë’ duke sjellë një pasqyrim mjaft të mirë se si ëndrrat mund të bëhen realitet.

Intervista e plotë:

Flavio: A ka qenë një vendim i vështirë ky që ke marrë dhe kur ka nisur rrugëtimi yt muzikor?

Daniela Bunçi: Unë e kam nisur që e vogël nëpër festivale të ndryshme në Durrës në shkollë pra, si çdo njeri që ku ti jepet mundësia, më pas kam marrë pjesë në ‘X Factor’ në moshën 14-15 vjeçare dhe si të thuash aty jam rritur pak në muzikë pasi unë nuk kam studiuar në këtë fushë thjesht ka qenë pasion shumë i madh. Si të thuash, ka qenë ai rrugëtim që më ka sjellë deri këtu edhe pse unë e ndërpreva për një kohë shumë të gjatë prap të vjen.

Flavio: Pra nuk e harrove këtë pasion? Zakonisht jemi mësuar që të rinjtë i harrojnë këtë ëndrra të fëmijërisë dhe marrin të tjera përgjegjësi, gjatë kësaj kohe ti e kishe ende të nxehtë dëshirën?

Daniela Bunçi: Domethënë, si një artistë e errët kështu ka qenë gjithë jeta ime në kohën që nuk jam marrë me muzikën, shumë ‘dark’. Bëja çdo gjë por nuk ndihesha e lumtur, nuk ndihesha vetja ndihesha shumë bosh.

Flavio: Ky është një mesazh shumë i mirë për të rinjtë…

Daniela Brunçi: Nuk duhet të ndalosh së ndjekuri ëndrra, prindërit dëgjoi kujdesu për ta por nuk mund t’i pyesësh në lidhje më ëndrrat.

Flavio: Këtë këngën me kë e ke bërë?

Daniela Bunçi: Me Alban Kondin dhe Fabian Bashën, me cunat e Produkt 28. Mua më kanë ndihmuar shumë edhe në pjesën e funksionimit të gjithë tregut të kësaj pavarësisht se unë jam tip që nuk përshtatem shumë, por mendoj se nuk i dihet.

Flavio: Një aspekt që u vu re të klipi yt ishte që gocat investojnë shumë në aspektin e dukjes sa më sensuale, ti ke pasur guxim të bëje dhe shaka me veten në këtë rast?

Daniela Bunçi: Edhe pjesa e ndërrrimit të skenës bëhet pasi unë jam njeri me shumë ngjyra, ndonjëherë bëhem serioze ndonjëherë qesh etj/ etj, pra nuk ka të bëjë me shumë personalitete thjesht më pëlqen të shijoj çdo gjë. Mendoj se kam shfaqur vetveten aty, edhe pse është pak klip narcistësh pasi aty shfaqet më shumë vetja, prap nuk ka problem.

Flavio: Më trego pak si kanë qenë reagimet e atyre që të kanë njohur prej vitesh kur publikove këngën?

Daniela Bunçi: Njerëzit që unë kam pasur afër vetës mezi kanë pritur edhe student të shkollës të cilët edhe sot e kësaj dite më mbështesin nuk e kanë harruar këtë dëshirë timen, e tani ja e bëra realitet.

Flavio: Do të ketë këngë të reja?

Daniela Bunçi: Patjetër që po! Kam shumë projekte dhe i radhës është në një film ku do të jem kolonë zanore dhe do të jepet në Cinneplex. Më pëlqen shumë pjesa e etheve që ke në konkurrencë kur je në festival dhe do ta vazhdoj këtë ëndërr.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco