Zbulo cilës shenjë i përket në horoskopin e lashtë Maya

Zbulo cilës shenjë i përket në horoskopin e lashtë Maya

16:31, 07/09/2023
A+ Aa A-

Horoskopi është shumë më i lashtë sesa mendohet. Ndër dëshmitë më të vjetra janë ato të civilizimit Maya, që datojnë rreth 3000 vite p.e.s.

Gjenitë e atëhershëm bazoheshin duke parashikuar pozicionin e diellit, të hënës dhe të planeteve.

Viti i tyre ndahej me 13 cikle hënore prej 28 ditësh, me një total 364 ditë. Shenjat e horoskopit Maya janë trembëdhjetë:

1-Majmuni (Batz) 11 janar- 7 shkurt

Të lindurit në shenjën e majmunit janë të mprehtë dhe buzëqeshin gjithmonë. Janë autonomë dhe japin gjithçka për të arritur qëllimet e tyre. Kanë një memorie të shkëlqyer dhe janë jashtëzakonisht kreativë. Kryerja e shumë detyrave është superfuqia e tyre.

2-Skifteri (Coz) 8 shkurt- 8 mars

Janë njerëz jashtëzakonisht me fat, introspektivë dhe ambiciozë. Kujdesen shumë për familjen, por gjithashtu për pavarësinë personale. Nuk e durojnë dot të jenë të nënshtruar.

3-Jaguari (Balam) 9 mars- 5 prill

Janë persona të guximshëm, por edhe shumë emocionalë dhe empatikë. I pëlqejnë sfidat dhe bëjnë të pamundurën për të ndihmuar më të dobëtit. Janë gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj.

4-Qeni (Xul) 6 prill- 3 maj

Janë të turpshëm dhe introvertë, por janë jashtëzakonisht të aftë të kuptojnë të tjerët dhe të zënë pozicione drejtuese. Janë njerëz të mençur dhe shumë bujarë.

5-Gjarpri (Kan) 4 maj- 31 maj

Janë të pasionuar pas artit dhe natyrës. Kërkojnë të arrijnë qëllimet e tyre me çdo kusht. Dëshirojnë të qëndrojnë të qetë dhe vetëm, por janë njëkohëshit shumë miqësorë.

6-Lepuri (Tzaub) 1 qershor- 28 qershor

Janë njerëz shumë aktivë dhe kreativë. E duan shoqërinë. Njihen gjithashtu si shenja më ankthioze, e për këtë arsye nuk ndalojnë së foluri. Shpesh e bëjnë që të mos zbulojnë sekretet që ruajnë.

7-Breshka (Aak) 29 qershor- 26 korrik

Ashtu si dhe breshka, janë njerëz të qetë dhe të zhytur në mendime. Janë adhurues të natyrës dhe i pëlqen të kalojnë kohë me familjen. Kanë karakter të rezervuar, nuk zemërohen kurrë, janë shumë të vendosur dhe i arrijnë qëllimet e tyre me çdo kusht.

8-Lakuriqi i natës (Tzootz) 27 korrik- 24 gusht

Në horoskopin Maya, lakuriqi i natës është një shenjë e fortë, empatike dhe mbrojtëse, e aftë për të kuptuar njerëzit me një shikim të vetëm. Kanë karakter të fortë dhe besojnë shumë tek vetja.

9- Akrepi (Dzec) 25 gusht- 20 shtator

Janë shumë simpatikë dhe inteligjentë. I pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes, por janë gjithashtu të rezervuar dhe shumë xhelozë për gjërat e veta. Marrëdhëniet e tyre shpesh janë afatshkurtra.

10-Sorra (Keh) 21 shtator- 18 tetor

Për priftërinjtë e fisit Maya, sorra ishte shenja e mirësisë dhe miqësisë. Ishte shpend madhështor me fuqi të madhe. Njerëzit e kësaj shenje e duan natyrën, kafshët, janë krijues të lindur, të ndjeshëm. Qëndrojnë përherë në vendin e tyre dhe kur vjen puna për të mbrojtur familjen, asgjë nuk i pengon.

11-Bufi (Moan) 19 tetor- 15 nëntor

Njerëzve të shenjës së bufit u pëlqen të jenë të parët dhe të zgjidhin problemet e të tjerëve. Janë simpatikë, empatikë dhe shumë miqësorë edhe pse në pamje të parë duken të turpshëm. Kanë shoqëri të gjerë.

12-Palloi (Kutz) 16 nëntor- 13 dhjetor

Janë mjaft simpatikë dhe të sigurt, madje shumë ironikë dhe argëtues. Nuk u mungon ambicja, ndaj nuk ndalen derisa të përmbushin dëshirat e tyre. Janë të shkathët dhe krijues. Nuk u pëlqen kur i kundërshtojnë.

13-Hardhuca (Kibray) 14 dhjetor- 10 janar

Personat e shenjës së hardhucës i përshtaten çdo lloj situate. Janë të sinqertë dhe vendimtarë. Janë të vetmit nga të gjitha shenjat që mund të ndryshojnë zakonet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco