U shtrua në spital disa ditë më parë, Kourtney Kardashian rrëfen eksperiencën më të frikshme që përjetoi gjatë shtatzënisë

U shtrua në spital disa ditë më parë, Kourtney Kardashian rrëfen eksperiencën më të frikshme që përjetoi gjatë shtatzënisë

08:58, 07/09/2023
A+ Aa A-

Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe Travis Barker së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

teksa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, çifti po presin me padurim që të mbajnë në duar të voglin e  tyre.

Megjithatë këto ditë pritje nuk kanë qenë aq të mira për dyshes pasi Barker duhej që të anulonte turneun për të qenë krah bashkëshortes së tij e cila ndodhej në spital si pasojë e disa komplikacioneve që rrezikonin si jetën ashtu edhe të vogëlushit të tyre.

Së fundmi Kourtney përmes një postimi në Instagram ka treguar frikën e saj më të madhe që përjetoi kur mendoi se mund të dështonte bebin e saj.

“Do t’u jem përgjithmonë mirënjohëse mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë. I jam përjetësisht mirënjohëse bashkëshortit tim që nxitoi pranë meje nga turneu për të qenë me mua në spital dhe për t’u kujdesur për mua më pas, shkëmbi im. Dhe nënës sime, faleminderit që më mbajte dorën gjatë kësaj.

Si dikush që ka pasur tre shtatzëni vërtet të lehta në të kaluarën, nuk isha e përgatitur për frikën e nxitimit për një operacion urgjent fetal. Nuk mendoj se dikush që nuk ka kaluar një situatë të ngjashme mund ta kuptojë atë ndjenjë frike. Kam një mirëkuptim dhe respekt krejtësisht të ri për nënat që u është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë.

Lëvduar qoftë Perëndia. Të dilja nga spitali me djalin tim në bark dhe të sigurt ishte bekimi më i vërtet”– ka rrëfyer Kourtney krahas fotos me Travis i cili ia kishte kapur dorën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco