Kylie Jenner puthet me Timothee Chalamet në prezencën e Travis Scott

Kylie Jenner puthet me Timothee Chalamet në prezencën e Travis Scott

17:44, 06/09/2023
A+ Aa A-

Në koncertin e ditëlindjes së këngëtares me famë botërore, Beyonce, ishin të ftuar edhe Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet. Dyshja nuk kishin turp të shfaqnin dashurinë e tyre për njëri-tjetrin pasi më në fund dolën publikisht me romancën e tyre.

Kjo ishte dalja e tyre e parë publike së bashku mes pretendimeve të ndryshme për lidhjen e tyre. Kylie dhe Timothee ndanë puthje të shumta në koncertin e Beyonce në Los Anxhelos. Por fansave të pranishëm në koncert nuk iu ka shpëtuar një detaj, ku i pranishëm ka qenë edhe Travis Scott, ish-i i Kylie Jenner, me të cilin ka dy fëmijë.

Një nga pjesëtarët e publikut në koncert, postoi një video në rrjetin social "X", ku shfaqej reperi Travis  duke mbërritur në natën e tretë të turneut të "Queen Bey" në Kaliforni, pak minuta para se aktori i “Dune” dhe ylli i “Kardashians” u panë duke u puthur afër seksionit VIP të mbushur me yje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco