Tradhtoi bashkëshorten me moderatoren, Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico do martohen pas 10 vitesh së bashku!

Tradhtoi bashkëshorten me moderatoren, Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico do martohen pas 10 vitesh së bashku!

15:26, 06/09/2023
A+ Aa A-

Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico do të martohen së shpejti. Ftesat ende nuk janë dërguar dhe një datë nuk është caktuar me siguri, por të dy kanë folur së ​​fundmi për dasmën e tyre.

Ceremonia është planifikuar të mbahet në qershor 2024, por mund të bëhet edhe më përpara për shkak se shpresat e italianëve janë që në atë muaj Gigi Buffon të jetë i angazhuar me Kombëtaren.

Ish-portieri është shumë i dashuruar me Ilaria D’Amico. Çifti janë në një marrëdhënie që nga viti 2014 dhe kanë një djalë 7-vjeçar së bashku, Leopoldo Mattia.

Bufffon ka edhe dy fëmijë Louis Thomas dhe David Lee nga martesa e tij e mëparshme me Alena Seredova.

Për Tg1, ai bëri një deklaratë të bukur dashurie ndaj partneres dhe gruas së tij të ardhshme.

“Është ajo që më bën më të lumtur dhe më qetëson”, tha ish-portieri i cili më pas shtoi “Më duhet të them që me Ilaria-n nuk ka pasur një ditë në të cilën nuk kam qenë i lumtur”.

Ai i propozoi për martesë partneres Ilaria D’Amico në 50 vjetorin e saj të lindjes.

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur italiale rrëfeu se janarin e kaluar, kur u kthye në shtëpinë e tyre në Parma “gjeta oxhakun e ndezur, muzikë në sfond, drita dhe më në fund pyetja erdhi… u bë siç duhet, pas vitesh më pyeti në mënyrën më pak romantike të mundshme”.

Edhe në moshën 50-vjeçare, pas gati 10 vitesh lidhje dhe një tjetër martesë para saj, Ilaria D’Amico ëndërroi një propozim martese romantike si në filma.

Megjithatë, dasma do të jetë një moment privatë, tregoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco