Joe Jonas i jep fund martesës katër vjeçare me yllin e 'Game of Thrones', shkak bëhet fiksimi i aktores me ‘jetën e natës’

Joe Jonas i jep fund martesës katër vjeçare me yllin e 'Game of Thrones', shkak bëhet fiksimi i aktores me ‘jetën e natës’

13:52, 06/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Joe Jonas dhe partnerja e Sophie Turner kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre 4 vjeçare.

Ylli i grupit të famshëm ‘The Jonas Brothers’ bëri kërkesë për divorc nga ylli i ‘Game of Thrones’ në Florida më 5 shtator, duke theksuar se “martesa mes palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Dokumenti vë në dukje se dy vajzat e Joe dhe Sophie – Ëilla, 3 vjeç dhe një vajzë 14 muajshe kanë jetuar me këngëtarin në shtëpinë e tij në Miami, si dhe në rezidenca të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Përsa i përket kompromisit për kujdestarinë e vajzat e tyre, në dokumente thuhet se “është në interesin më të mirë të fëmijëve të mitur që palët të kenë të përbashkët përgjegjësinë prindërore”. Për më tepër, dokumenti kërkon gjithashtu krijimin e një “orari të ndarjes së kohës që siguron kontakte të shpeshta dhe të vazhdueshme me të dyja palët” dhe “detyrimin e mbështetjes së fëmijëve të secilës palë”.

34 vjeçari dhe 27 vjeçarja, të cilët u martuan në vitin 2019, kanë gjithashtu një kontrantë paramartesore. Deklarata e artistit vjen disa ditë pasi në rrjet filluan të qarkullojnë thashethemet se dyshja ishin drejt ndarjes.

‘Fiksimi’ i aktores për jetën e natës thuhet se ishte shkaku që Joe vendosi të divorcohej nga ajo. “Asaj i pëlqen të festojë, atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ata kanë stile jetese shumë të ndryshme”, tha një burim për TMZ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco