U abuzua seksualisht kur ishte fëmijë, aktorja e njohur rrëfen për herë të parë historinë tronditëse

U abuzua seksualisht kur ishte fëmijë, aktorja e njohur rrëfen për herë të parë historinë tronditëse

13:26, 06/09/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur franceze, Emmanuelle Béart ka rrëfyer së fundmi se kur ka qenë fëmijë është abuzuar seksualisht.

Image

Ndonëse Beart tregoi këtë histori të dhimbshme të fëmijërisë së saj, ajo nuk bëri të ditur identitetin e abuzuesin gjatë dokumentarit me titull “Një heshtje e zhurmshme”.

Fillimishte ajo tha se nuk kishte dashur të fliste për veten e saj, por vetëm për të fëmijët e tjerë të cilët janë abuzuar seksualisht , teksa shtoi se “ndershmëria dhe guximi i tyre më bënë që të tregoj historinë e time.”

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, drejtoresha Anastasia Mikova u tha gazetarëve se sulmuesi i supozuar nuk ishte babai i Beart.

Dokumentari u shfaq në aktivitetin e shtypit dhe zëri i aktores u dëgjua jashtë ekranit, teksa iu drejtua abuzuesit të saj të supozuar: “Meqenëse babai im, nëna ime dhe miqtë e mi nuk vunë re asgjë, ju mund ta bëni këtë përsëri dhe e bëtë mbi katër vjet.”

Kujtojmë që 60-vjeçarja ka luajtur në dhjetëra filma që kur u bë e njohur në filmin “Manon des Sources”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco