U tha se ngatërroi origjinën e bashkëshortit të saj, reagon për herë të parë Rita Ora

U tha se ngatërroi origjinën e bashkëshortit të saj, reagon për herë të parë Rita Ora

10:25, 06/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Rita Ora u kritikua në rrjet disa ditë më parë pasi mendohet se bëri një gabim në lidhje me përkatësinë etnike të bashkëshortit të saj Taika Waititi gjatë një episodi të The Voice Australia.

Gjatë një episodi të fundit të “The Voice Of Australia”, konkurrenti Marley Sola mahniti gjyqtarët me një interpretim të “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder, duke i shtyrë ata të pyesnin për sfondin e tij muzikor.

Sola shpjegoi se ai u rrit duke kënduar në një kishë samoane dhe është pjesë samoane, duke e shtyrë Derulon të tregojë disa nga tatuazhet e tij samoane.

Ora më pas u përfshi në diskutim, duke thënë: “Unë jam e martuar me gjysmë burri samoan, kështu që…”

Image

Mirëpo menjëherë pas deklaratës së saj, rrjeti nisi menjëherë të kritikonte yllin pasi thuhet se bashkëshorti i saj, nuk është identifikuar kurrë si samoan.

Sipas Neë Idea , Rita është ‘plotësisht e tmerruar’ që fansat mendojnë se ajo ngatërroi identitetin e burrit të saj.

“Ajo është plotësisht e tmerruar që njerëzit mendojnë se ajo ka ngatërruar prejardhjen e Taika”, pohoi burimi.

Burimi shtoi se Rita ‘është kaq e shqetësuar për ta zhgënjyer’ Taika-n pak kohë pasi çifti nisi jetën e tyre martesore.

Në fakt, trashëgimia e tij është një përzierje e rrënjëve Maori, hebreje ruse, irlandeze dhe franceze kanadeze. Ai shpesh i referohet vetes si një “çifut polinezian”, duke festuar prejardhjen e tij të ndryshme.

Me sa duket Ora kishte për qëllim të përdorte termin ‘polinezian’, i cili përfshin popuj të ndryshëm indigjenë të rajonit polinezian, në vend të ‘Samoan’, që i referohet në mënyrë specifike popullsisë indigjene të ishujve Samoan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco