A do të jetoje me vjehrrit? Aulona Musta jep përgjigjen e prerë

A do të jetoje me vjehrrit? Aulona Musta jep përgjigjen e prerë

09:02, 06/09/2023
A+ Aa A-

Moderatorja Aulona Musta është një ndër personazhet më të njohur për publikun. Prezantuesja njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe vetëbesimin që ka.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ata i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet të cilave ajo u është përgjigjur me shumë sportivitet.

Një nga pyetjet ishte se nëse do jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën. Aulona iu është përgjigjur fanses, se siç nuk dëshiron të jetojë me prindërit e saj, nuk dëshiron të jetojë as me vjehrrit pasi çdo çift duhet të jetojë vetëm dhe të vendosin vetë se çfarë duhet të bëjnë:

Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco