Karafil + shampo është truku i ri në TikTok për flokë të gjatë dhe me shkëlqim

Karafil + shampo është truku i ri në TikTok për flokë të gjatë dhe me shkëlqim

15:32, 05/09/2023
A+ Aa A-

Një trend i ri i flokëve që po përhapet në TikTok përfshin shtimin e karafilave në shampo për flokë më të gjatë dhe me shkëlqim.

Kur bëhet fjalë për flokët, karafili është i pasur me lëndë ushqyese thelbësore si vitamina E, magnez dhe kalcium, kështu që mund të ndihmojë në forcimin e folikulave të flokëve, duke nxitur rritjen më të shëndetshme.

Për më tepër, karafili ka veti anti-mykotike dhe antioksidante që mund të ndihmojë njerëzit që kanë skalp të thatë, kanë kruarje ose flokë të yndyrshëm.

Si ta përdorni?

1. Përdorni karafil në formë pluhuri ose të plotë. Nëse përdorni këtë të fundit, shtypeni për të çliruar vajrat esencialë.

2. Ngrohni pak ujë (jo shumë i nxehtë) dhe shtoni karafilin dhe lëreni rreth 15-20 minuta në mënyrë që të çlirohen lëndët ushqyese.

3. Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë së bashku me shampon (1:2 raporti lëng:shampo).

4. Përdoreni këtë përzierje si shampon tuaj të zakonshëm. Masazhoni butësisht lëkurën e kokës dhe shpëlajeni mirë.

Gjërat që duhet të dini përpara se të provoni të shtoni karafil në shampo

- Alergji të mundshme: disa njerëz mund të reagojnë ndaj karafilit, kështu që bëni gjithmonë një test paraprakisht.

- Frekuenca e përdorimit: përdoreni këtë përzierje një ose dy herë në javë për të shmangur vajrat esencialë të tepërt në lëkurën e kokës.

- Rezultate individuale: mund të ndihmojë në rritjen e flokëve, por nuk është përzierje që bën mrekulli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco