U largua nga 'TV Klan', zbulohet ekrani i ri ku do e shohim Albano Bogdon

U largua nga 'TV Klan', zbulohet ekrani i ri ku do e shohim Albano Bogdon

19:48, 04/09/2023
A+ Aa A-

ktori i humorit Albano Bogdo ka gjetur shtëpinë e re televizive për këtë sezon të ri, pas largimit nga “Klanifornia” i TV Klan.

Bogdo është rikthyer dhe do e shohim në Vizion Plus, ekran ku u bë i famshmë për publikun e gjerë me emisionin “Apartamenti 2XL”.

Te Vizion Plus, Bogdo pritet të ketë emisionin e tij, që do të transmetohet mbrëmjeve, si një “show” satirik.

Kujtojmë se ndarja e Albanos me televizionin ku qëndroi për disa vite nuk ishte aq paqësore, pasi aktori në një intervistë disa muaj më parë tregoi qefmbetje për mënyrën se si u larguan nga “Klanifornia” duke u njoftuar vetëm tre muaj më herët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco