FOTO/ Luana Vjollca provokon me fustanin e ekspozuar

FOTO/ Luana Vjollca provokon me fustanin e ekspozuar

17:00, 04/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe prezantuesja, Luana Vjollca, është duke u bërë gati për projektin e saj më të ri televiziv.

Ajo ka sjell në Shqipëri formatin “Love Island”, i cili tashmë ka filluar dhe ka prezantuar konkurrentët e parë.

Luana e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale.

Së fundmi, Luana ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi mjaft provokuese, të realizuara në lokacionin ku po zhvillohet spektakli.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të zi me shkëlqim dhe me prerje të shumta, ndërsa vinte në pah linjat atraktive trupore.

Në prapavijë mund të shihet një helikopter, ndërsa moderatorja nuk i ka kursyer pozat provokuese para aparatit fotografik.

Luana është rikthyer në ekran me këtë format të ri, pas suksesit që pati me programin “Zemër Luana”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco