Festivali i filmit në Venecia, shfaqet premiera e 'Poor things' e regjisorit grek Yorgos Lanthimos

Festivali i filmit në Venecia, shfaqet premiera e 'Poor things' e regjisorit grek Yorgos Lanthimos

15:44, 02/09/2023
A+ Aa A-

Bela Bakster ( Bella Baxter ) është një vajzë e re e cila një ditë vendos t’i japë fund jetës së saj. Por prehjen që e dëshiroi aq shumë, nuk mund ta arrite, pasi kujdestari i saj, një shkencëtar gjeni, Goudin Bakster ( Godwin Baxter) vendos ta rikthejë në jetë, duke ia zëvendësuar trurin me atë të një fëmije.  

Mbi përpjekjet e Bellës për të zbuluar identitetin dhe botën rreth saj, regjisori grek Jorgos Lanthimos (Yorgos Lanthimos)  ka ndërtuar filimin e tij " Të shkretat gjëra” "Poor Things", premiera e të cilit u shfaq në Festivalin e Filmit të Venecias. 

Një rikrijim interesant i Frankeshtajnit, filmi u prit me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit. 

Në rolin e Bellas, aktorja e famshme amerikane Emma Stone, ndërsa Dotkor Goudin Bakster ( Godwin Baxter) e luan i mirënjohuri Uilliam Defo (Willem Dafoe), por asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm në premierë, për shkak të grevës së aktorëve dhe skenaristëve që vijon në SHBA. 

Por regjisori Antimos nuk mund të mungonte në premierën e filmit për të cilin tha se i dedikohet grave që iu japin mundësinë vetes të zbulojnë botën dhe përpiqen ta bëjnë atë një vend më të mirë.

Në nisje të eidiconit të 80-të të festivalit më të vjetër të filmit në botë, aktorja italiane Katerina Murino (Caterina Murino), e cila konsiderohet si kujdestare e këtij edicioni, u shfaq në tapetin e kuq me qenin e saj. Murino njihet për kujdesin dhe dashurinë që ka për kafshët, ndërkohë që këtë vit zëri i saj u përdor në një video kundër braktisjes së kafshëve shtëpiake. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco