Dua Lipa zbuloi diçka për veten dhe nuk duket aspak e kënaqur!

Dua Lipa zbuloi diçka për veten dhe nuk duket aspak e kënaqur!

15:02, 02/09/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa ka lindur më 22 gusht 1995, ç’ka e bën atë Luan në horoskop. Këngëtarja është shumë e dhënë pas astrologjisë pasi shpeshherë e ka përmendur faktin që është Luan, megjithatë së fundmi ka mësuar një detaj të ri nga harta e saj astrologjike.

Përmes një postimi në Instagram Dua ka treguar se e kishte ngatërruar orën e saj të lindjes dhe ashendent nuk ka Peshoren, por Binjakët.

Pra Dua është një Luan me ashendent Binjak. “Dje mësova që në të vërtetë kam ashendente Binjak…dikush të ma shpjegojë”, shkruan ajo ndërsa një fans shprehet i zhgënjyer që Dua nuk është ashendent Peshore e mesa duket edhe ajo është e pakënaqur. “Kam ditur orën e gabuar të lindjes gjithë këtë kohë (emoji duke qarë) dhe në fakt kam ashendente Binjak”, i përgjigjet Dua.

Njerëzit që kanë ashendent Binjak ka të ngjarë të perceptohen nga të tjerët si llafazan, të zgjuar dhe kurioz. Mendja e tyre shumë kreative mund të nxjerrë ide çdo minutë. Ndonjëherë ata mund të pushtohen nga dëshira për të bërë gjithçka menjëherë.

Njerëzit me ashendent Binjak kanë sy të shkëlqyeshëm dhe tipare ekspresive të lëvizshme dhe të përcaktuara mirë. Ata janë të hollë dhe me lartësi mesatare ose të gjatë, me një muskulaturë të zhdërvjellët. Gjymtyrët janë shpesh të gjata si ato të modeleve; Dua Lipa duket se i përvetëson këto cilësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco