U ‘kryqëzua’ nga fansat pasi nuk postoi asgjë për ditëlindjen e babait të saj, vajza e Michael Jackson rrëfen arsyen

U ‘kryqëzua’ nga fansat pasi nuk postoi asgjë për ditëlindjen e babait të saj, vajza e Michael Jackson rrëfen arsyen

14:41, 02/09/2023
A+ Aa A-

Vajza e ikonës së muzikës pop Michael Jackson, Paris Jackson është kryqëzuar në rrjet nga ndjekësit e saj pasi nuk bëri ndonjë postim në rrjetet sociale për babain e saj në ditën e tij të lindjes.

Ndonëse fillimisht zgjodhi të heshtë, ndërsa së fundmi Paris ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram.

Ajo tha se kishte zgjedhur që mos të publikonte asnjë gjë në rrjetet sociale për ditëlindjen e babait të saj pasi besonte se po i bënte atij një verpim të mirënjohës.

“Ka pasur raste kur unë nuk postoj asgjë për ditëlindjen e babait tim dhe njerëzit humbasin toruan fare.  Ata më thanë të vras veten dhe në thelb po masin dashurinë time për babain tim bazuar në atë që postoj në Instagram.”- ka shkruar Paris.

Jackson gjithashtu vuri në dukje se një tjetër arsye se pse ajo e ka bërë këtë veprim është sepse i ati i saj gjithmonë e kishte mbajtur të fshehtë ditëlindjen e tij nga fëmijët e tij pasi sipas saj Michael nuk i pëlqente festat dhe dëshironte ti shmangte ato.

“Ai do të ishte 65 vjeç sot. Dhe ai luftoi 50 vjet me gjak, djersë, lot, dashuri dhe pasion për të bërë atë që bëri, në mënyrë që unë të ngrihesha këtu në skenë para jush dhe të bërtisja në mikrofon. Unë ia kam borxh gjithçka.”- tha ndër të tjera vajza e ikonës së muzikës.

Kujtojëm që Michael Jackson ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare në vitin 2009 për shkak të arrestit kardiak të shkaktuar nga një mbidozë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco