Pse disa njerëz bëjnë tatuazh pas ndarjes?

Pse disa njerëz bëjnë tatuazh pas ndarjes?

12:58, 02/09/2023
A+ Aa A-

Nisur nga Britney Spears, e cila ka bërë një tatuazh të ri pas divorcit të bujshëm me ish-bashkëshortin, Sam Asghari, po të sjellim 2 arsye pse njerëzit zakonisht bëjnë tatuazhe pas ndarjes.
 
Para se të kalojmë tek arsyet, Brit ka bërë tatuazh një gjarpër të kuq te pjesa e shpinës dhe është shumë e lumtur për të.

Tani, kalojmë tek arsyet:
 
Sipas Lisa Barreta, autore e “Conscious Ink: Mythical, Magical, And Transformative Art You Dare to Wear”, një tatuazh pas ndarjes mund të simbolizojë lirinë dhe gjetjen e lumturisë te vetja dhe dëshirat e tua.
 
Një tjetër arsye është sepse njerëzit ndihen sikur një energji e re emocionale përzihet me tatuazhin dhe shënon një epokë të re në jetën e tyre.
 
Një tatuazh pas ndarjes mund t’u rikutojë njerëzve se edhe nëse dashuria nuk është e përjetshme, sërish tatuazhet dhe gjërat që bën për veten, janë.

Fillimi i një jete të re, duke lënë pas të shkuarën.

Por, ka edhe arsye si: 

Mbulimi i dhimbjes me një mekanizëm të ri mbrojtës, siç mund të jetë tatuazhi.

Gjithashtu, edhe një mënyrë për të rifituar kontrollin mbi trupin dhe jetën.

Sidoqoftë, duhet theksuar se arsyet janë personale dhe çdokush ka motive të ndryshme.

Sipas tatuazhistëve, ka disa tatuazhe që janë shumë të zakonshme pas ndarjes dhe ato përkojnë me:
 
Mbulimin e një tatuazhi të mëparshëm, si në rastin e Megan Fox, e cila zëvendësoi me një lule dhe gjarpër emrin e ish-bashkëshortit.

Një shprehje që njerëzit pëlqejnë dhe zakonisht lidhet me dashurinë ndaj vetes.
 
Një simbol, që lidhet me ndjesitë pas ndarjes dhe mënyrën se si personi po e përjeton atë.
 
Fjala “freedom” (“liri”), kuptueshëm për të thënë se një kapitull u mbyll dhe tanimë jam i/e lirë të hap një të ri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco