Pique dhe Clara kalojnë pushimet e tyre të para ne Ballkan

Pique dhe Clara kalojnë pushimet e tyre të para ne Ballkan

19:01, 01/09/2023
A+ Aa A-

Futbollisti Gerard Pique dhe partnerja e tij Clara Chia po kalojnë pushimet e tyre të para, ku po shijojnë kohën me njeri-tjetrin larg të gjitha dramave dhe thashethemeve.

Teksa destinacioni i tyre  ishte pikërisht Dubrovniku, duket se çifti nuk ndodhen vetëm. Së bashku me ta është dhe familja e Piques, prindërit dhe vëllai i ish-futbollistit, Marco dhe gruaja e tij Maria.

Media e njohur spanjolle “Lecturas”, shkroi së fundmi për dyshen:

“Këto pushime janë vendimtare për ta, sepse ata janë përballur me sfida të shumta kohët e fundit, duke përfshirë konfliktet publike me ish-partneren e Pique-s, Shakirën. Një arratisje paqësore në Kroaci u dha atyre një pushim shumë të nevojshëm dhe një mundësi për të rifituar shpirtrat e tyre në shoqërinë e të dashurit e tyre”.

Kujtojmë se Shakira dhe Gerard Pique i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 11 vitesh bashkë pasi ky i fundit e tradhtoi këngëtaren me Clara Chian, partneren e tij aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco