Ndryshim drastik në peshë, kampioni i NBA-së zbulon  si humbi 25 kilogram

Ndryshim drastik në peshë, kampioni i NBA-së zbulon si humbi 25 kilogram

16:58, 01/09/2023
A+ Aa A-

Ish-lojtari i NBA-së, Shaquille O’Neal gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “Entertainment Tonight” ka treguar më shumë rreth sakrificës që bëri për të rënë në peshë.

51-vjeçari ka humbur 25 kilogramë, ndërsa tani dëshira e tij është që të humbasë sërish disa kile të tepërta.

“Po shëndoshesha shumë dhe as shkallët nuk mund ti ngjisja. Nuk më pëlqente sesi dukesha në pasqyrë. Thoja me vete sikur do të humbas 20 kilogramë”- tha ai duke treguar kështu se i vendosi qëllim vetes që të humbiste disa kile.

Nga 155 kilogramë katër herë kampioni i NBA-së kishte rënë në 130 dhe këtë gjë ai e ka arritur vetëm duke ndryshuar ushqimet që konsumonte dhe rutinën e tij ditore.

“Sapo sapo fillova t’i ndryshoja disa ushqime që konsumoja fillova që ytë humbas disa kilogramë. Ka të bëjë me të ngrënit sië duhet.”– ka thënë lojtari mes të tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco