Bufon sërish drejt altarit, partnerja e legjendës së Italisë rrëfen propozimin

Bufon sërish drejt altarit, partnerja e legjendës së Italisë rrëfen propozimin

11:19, 01/09/2023
A+ Aa A-

Partnerja e Xhianluixhi Bufon, Ilaria D’amiço, në një intervistë për “Corriere della Sera”, zbuloi se do të martohet me portierin legjendar të Italisë.

“Në janar mora propozimin emocionues. U ktheva në shtëpi në Parma dhe gjeta oxhakun e ndezur, muzika, dritat dhe propozimi i tij krejt papritur. Po si nuk jemi martuar ende unë dhe ti? A do të martohemi? Dhe ja tani jemi afër kurorëzimit.”

Image

Ajo gjithashtu thumboi dhe ish-bashkëshorten e portierit, Alena Seredova.

“Unë nuk i kuptoj ata që nuk krijojnë familje të zgjeruara, vetë jeta është një komunitet i zgjeruar. Prindërit kanë një rol të qartë dhe ka respekt. Për mua kjo do të thoshte të mirëprisja fëmijët e Bufonit, duke i ndjerë ata pjesë të botës sime, ai e bëri me djalin tim, përpara se ne të kishim një fëmijë tonin. Kjo nuk ua pakëson afeksionin prindërve të tjerë, por një mirëseardhje e ngrohtë është çelësi për të përzier një familje të gjerë. Të paktën për mua”, deklaroi Ilaria, edhe pse nuk e zbuloi datën e martesës me Bufon.

    Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco