Ish e fejuara e Ne-Yo, zbulon arsyen e ndarjes nga këngëtari i njohur

Ish e fejuara e Ne-Yo, zbulon arsyen e ndarjes nga këngëtari i njohur

10:34, 01/09/2023
A+ Aa A-

Ish-e fejuara e këngëtarit të njohur, Ne-Yo ka rrëfyer për herë të parë arsyen e ndarjes pas gati një dekadë më parë.

Monyetta Shaw-Carter dha një intervistë për “Haus of Aaron” dhe pohoi se arsyeja pse ata vendosën të shkonin në rrugë të ndara ishte fakti se artisti donte gra të tjera në shtratin e tij përveç saj.

“Ne kemi tradhtuar njëri-tjetrin, por bashkë. Nëse kjo ka kuptim”, tha ajo në mënyrë karakteristike dhe më pas ngriti tre gishtat për të shpjeguar se do të thoshte se ata e kishin bërë treshe.

“Ne po provonim gjërat së bashku. Dhe në fakt, nuk është pabesi nëse je në rregull me të. Por më pas gjithçka filloi ngadalë të shkonte tek ai”, shpjegoi Monyetta Shaw-Carter.

Ylli i reality show-t “Real Housewives of Atlanta” tregoi gjithashtu se si çift ata “eksperimentonin” shpesh, por bënin treshe vetëm 1-2 herë në vit.

Megjithatë, më vonë Ne-Yo vazhdoi ta kërkonte atë: “I thashë ‘nëse do këtë, do të thotë që nuk më do mua’. Sa më shumë që u përpoqa t’i përshkruaj diçka pikante që bëjmë si çift herë pas here, nuk mjaftonte. Por, është ajo që është”, vuri në dukje ajo.

Ish-çifti u fejua në vitin 2010, por u ndanë tre vjet më vonë në vitin 2013, vetëm dy muaj para martesës së tyre të planifikuar. Ata kanë dy fëmijë së bashku, Madeline dhe Mason.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco