Teksa ndodhet në Afrikë, Blendi Fevziu provon për herë të parë mishin e krokodilit

Teksa ndodhet në Afrikë, Blendi Fevziu provon për herë të parë mishin e krokodilit

09:33, 01/09/2023
A+ Aa A-

Moderatori i njohur Blendi Fevziu, prej disa ditësh tashmë ndodhet në Afrikë, teksa ka eksploruar vendin dhe ka njohur kulturat e tyre.

Teksa ndodhet në Namibi, Blendi ka provuar specialitetin e rrallë të vendit i cili është mish krokodili. Këtë gjë, ai e ka zbuluar me anë të një videoje të publikuar në Instagram së fundmi, teksa është i shoqëruar nga një vendas, i cili quhej Kuda.

Gjatë videos, ata kanë zhvilluar një bisedë me njëri-tjetrin për të treguar se si konsumohet mishi i krokodilit.

Pjesë nga biseda:

Blendi: Ne mund ta hamë krokodilin?

Kuda: Ne mund ta hamë krokodilin, bishti është ai që hamë zakonisht dhe gjithashtu brinjët.

Blendi  Dhe brinjët? Është mish i bardhë?

Kuda: Po, ka shije thuajse si pula.

Blendi  Pulë e vjetër. Por meqenëse kam provuar krokodil më parë, kam provuar mishin e kalit në Mongoli dhe në Kirgistan, kam provuar balenën në Islandë, tani nuk kisha si mos ta provoja krokodilin edhe në Namibi. Është i famshëm këtu?

Kuda: Është një specialitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco