Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Me rroba banje leopard dhe shumë provokuese, Britney Spears i tregon ish-bashkëshortit çfarë ka humbur

Me rroba banje leopard dhe shumë provokuese, Britney Spears i tregon ish-bashkëshortit çfarë ka humbur

18:08, 31/08/2023
A+ Aa A-

Pak kohë pas divorcit me Sam Asghari, Britney Spears duket se po përpiqet t’i rikthehet jetës së saj normale. Ylli i popit është shumë aktive në Instagram dhe shpesh ndan me miqtë e saj në internet video dhe foto të shoqëruara edhe me disa mesazhe, shpesh me kuptime të fshehura.

Së fundmi, ajo ka postuar një video mjaft… provokuese, në të cilën fillimisht ka veshur një fustan të bardhë dhe pozon për kamerën. Mirëpo më pas ajo shfaqet me një palë rroba banje të vogla leopardi dhe fillon të kërcejë.

Siç ka shpjeguar në mbishkrimin e postimit të saj, aktualisht ndodhet në Meksikë. Ajo gjithashtu përmendi se motra e saj i dha forcë për të vazhduar jetën.

“Në Meksikë tani !!! Kur motra jote të thotë “E dua deri në VDEKJE” … ti mëson të fillosh të jetosh!!!! ”, ka shkruar ylli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco