WhatsApp lançon aplikacionin e dedikuar për MAC

WhatsApp lançon aplikacionin e dedikuar për MAC

09:15, 31/08/2023
A+ Aa A-

WhatsApp ka sjellë një aplikacion të dedikuar për të gjithë përdoruesit Apple dhe pajisjet e tyre Mac.

Ndryshe nga versioni Windows, ky aplikacion lejon videotelefonatat me një person tjetër ose në grup.

“Po lançojmë një aplikacion të ri WhatsApp për Mac. Videtelefonatat në grup lejojnë deri në 8 persona ndërsa ato audio deri në 32”, shpjegoi Mark Zuckerberg në një postim.

Aplikacioni i ri është ndërtuar posaçërisht për përdoruesit Mac.

“Aplikacioni është ridizenjuar për të qenë i përshtatshëm për përdoruesit Mac, duke i ndihmuar të kryejnë punë më shpejt në ekranin e madh. Mund të shpërndani dokumente duke i tërhequr drejt e në bisedë dhe mund të shihni më shumë nga historiku i saj”.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco