Këngëtari i 'Backstreet Boys' akuzohet për sulm seksual

Këngëtari i 'Backstreet Boys' akuzohet për sulm seksual

12:40, 30/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter është në telashe me ligjin pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 15-vjeçare.

Padia u ngrit të hënën në Clark County, Gjykata e Qarkut në Nevadaakuzon Carter për sulm seksual ndaj një vajze nga Pensilvania në vitin 2003, kur ai ishte 22-23 vjeç.

Akuzuesja, e cila prezantohet si ‘AR’, pretendon se ajo është sulmuar disa herë, duke përfshirë një herë në kabinën e një jahti luksoz. Sipas dokumenteve, Carter e udhëzoi atë që të mbante sekret atë që ndodhi nga të gjithë.

Image

Përveç incidentit në jaht, padia përshkruan sulme të tjera, duke përfshirë një në një autobus dhe një tjetër në një varkë. Përveç kësaj, gruaja e akuzon atë se i ka siguruar alkool dhe drogë kur ishte e mitur, duke e joshur në jahtin e tyre.

Së fundi, ajo pretendon se Carter i dha asaj virusin papilloma humane (HPV). Edhe pse ajo i kishte raportuar më parë incidentet si adoleshente si nënës së saj ashtu edhe tek autoritetet lokale në Pensilvani, Carter nuk u akuzua kurrë për veprimet e tij.

Në përgjigje, avokatët e tij theksuan se pretendimet e vajzës ishin hetuar më parë dhe ishin gjetur të pabaza nga autoritetet. Carter, natyrisht, i mohon akuzat, ndërsa avokatët e tij e akuzojnë gruan se ka përfituar nga lëvizja #MeToo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco