Afrona vjen me një mesazh pas ndarjes nga biznesmeni zviceran

Afrona vjen me një mesazh pas ndarjes nga biznesmeni zviceran

20:29, 29/08/2023
A+ Aa A-

Ndarja mes Bleros dhe Afrona Dikës u komentua gjerë e gjatë në rrjet. Por, si pa kuptuar, secili vijoi rrugën veçmas, e madje treguan se kishin gjetur dashurinë në krahët e dikujt tjetër.

Kështu, Afrona konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me James, një biznesmen zviceran. Modelja dhe partneri i saj kaluan edhe pushimet e para në Turqi nga ku hodhën foton e parë zyrtare si çift. Por nuk dihet se çfarë ka ndodhur papritur pasi dyshja i kanë dhënë fund lidhjes.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje mbi arsyet, Afrona e ka konfirmuar ndarjen, e cila fillimisht u zbulua nga fshirja e fotove dhe heqja e njëri-tjetrit nga Instagrami. E mesa duket, pas dy ndarjeve, modelja ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku shkruan se fati i secilit prej nesh është i shkruar.

“Fati i secilit prej nesh është i shënuar”, shkroi ajo në një foto të sajën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco