Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Elton Ilirjani merr çmimin e rëndësishëm në New York

Elton Ilirjani merr çmimin e rëndësishëm në New York

22:15, 23/08/2023
A+ Aa A-

Elton Ilirjani është përzgjedhur si Filantropisti dhe Aktivisti i vitit 2023 nga “New York State Assembly”, një nga lagjet elitare të shtetit të New York-ut.

Ilirjani u nominua nga “Media Schneps and Dan’s Papers”. Çmimi iu dha për Indeksin e Barazisë në Punësim për LGBT dhe kompaninë e tij në New York. Kupa dhe certifikata iu dorëzua nga Asambleja e Shtetit të New York-ut.

Pasi i falënderoi për çmimin, në fjalën e tij, Ilirjani e vuri thekson te urrejtja ndaj LGBT+, që tha se është në rritje.

“Urrejtja më e madhe është ndaj transgjinorëve. Sidomos në SHBA, ku po përdoren politika kundër LGBT. Jetëgjatësia mesatare e transgjinorëve është 38 vjeç, gati një e treta e mesatares së përgjithshme të njeriut dhe kjo vjen si pasojë e diskriminimit. Çfarë kuptimi ka konservatorizmi amerikan kundër LGBT? Të marrim leje të jetojmë apo të vdesim? Sipas konservatorëve, LGBT duhet të jetojë 50 vite me pak? Ky është konservatorizmi”, tha ndër të tjera ai.

“New York State Assembly” akordoi me çmime për veprimtarinë e tyre në të mirë të komunitetit disa nga personalitetet më të njohura në New York, mes tyre artistja Carol Galicchio, aktivistja Joan Deignan, e angazhuar për të drejtat e komunitetit LGBT+, Stephen T Greenberg, i votuar vazhdimisht si kirurgu më i mirë estetik, John McSherry, agjent në pronat e patundshme, filantropja Jean Shafiroff, që po ashtu është ambasadore dhe zëdhënëse e Programit Amerikan Humane Feed the Hungry Covid 19 dhe dizajneri Nabys Vielman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco