Ups! Cila nga motrat nuk e uroi për ditëlindje Kylie-n?

Ups! Cila nga motrat nuk e uroi për ditëlindje Kylie-n?

12:35, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner festoi 26-vjetorin e saj të lindjes si një grua e arrirë në biznes dhe një nënë e përkushtuar e dy fëmijëve.

Ëndrrat e saj në jetë janë bërë realitet, ndërsa Kylie punon fort që të vazhdojë të jetë “On Top'

KHLOE:

“Për nënën e të gjitha nënave. Për vajzën që mund të bëjë këdo të ndihet sikur universi është në anën e tij. Për vajzën që i bën të gjithë dhe këdo të ndjehen të veçantë dhe të parë. Je një hapësirë e sigurt. Një hapësirë dashurie dhe qetësie…. Gëzuar ditëlindjen e dashur @kyliejenner

E di që nuk ke nevojë që ta them këtë, por, kurrë mos ndalo së qeni pikërisht ajo që je. Je dashuria, paqja, durimi,, mirëkuptimi, mund të vazhdoj akoma…

Je kripa e Tokës.

Të dua dhe të respektoj shumë!
Mësoj shumë nga durimi yt dhe aftësia jote për të besuar atë që jeta na rezervon. Aftësia jote për t’i besuar rrugëtimit të jetës pa frikë. Unë do t’i jem përgjithmonë borxhlie Zotit që na bekoi me njëra-tjetrën. Nuk mendoj se ju e kuptoni plotësisht këtë obsesion që kam me të gjithë vëllezërit e motrat e mia. Është një varësi e bukur. Një që jam krenare që e kam. Nuk mund të mbijetoja pa ju! Dëshira ime më e madhe është që të kuptoni se sa të rëndësishëm jeni në këtë planet. Sa jetë keni ndryshuar thjesht duke qenë ju dhe për të përfituar nga shanset që kemi për të krijuar kujtime të bukura me njëri-tjetrin. Në fund të fundit, kujtimet janë gjithçka që kemi në fund të ditës.

Urime për mbledhjen e kujtimeve sikur të ishin xhevahiret më të çmuara në botë!

Gëzuar për atë që gjithmonë e ka zemrën time pak më shumë prej të tjerëve!

“E voglaime! I shoh këto foto dhe më shkrihet zemra! Je kaq e pafajshme dhe e dije gjithmonë se çfarë doje nga jeta! Kurrë nuk u lëkunde dhe kjo është njësoj dhe sot! Sytë më të bukur dhe njollat më të ëmbla dhe unë ende mund ta dëgjoj zërin e vogëlushes Kylie! Më pëlqen të jem motra jote e madhe dhe do të jem gjithmonë këtu për ty pa marrë parasysh çfarë !!!! Gëzuar ditëlindjen e 26-të @kyliejenner”

KENDALL:

“Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco