Çmendet’ fansja e ‘zjarrtë’ e Ledrit, ja tatuazhi që ka bërë për reperin dhe kuptimi i veçantë që ai ka

Çmendet’ fansja e ‘zjarrtë’ e Ledrit, ja tatuazhi që ka bërë për reperin dhe kuptimi i veçantë që ai ka

10:25, 11/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Ledri Vula është një ndër artistët më të dashur nga publiku shqiptar, i cili numëron një numër të madh fansash që e përkrahin atë.

Ai gjithashtu është edhe një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave artisti shpesh herë ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e tij.

Së fundmi reperi ka treguar një nga veprimet më të ‘çmenduar’ dhe më të veçanta që një nga fansat e tij të zjarrtë ka bërë për të.

Teksa ka publikuar një video në InstaStory, Ledri ka treguar që një fansja e tij e ‘çmendur’ ka bërë tatuazh në dorë autografin e tij.

Image

Mirëpo “Vula” nuk është një tatuazh si gjithë të tjerët, sepse mesa duket ai ka një kuptim të veçantë për fansen e ‘zjarrtë’, pasi ai i kujton të ëmën.

“Ky tatuazh ka shumë kuptim për mua dhe sjell shumë kujtime me nënën time. Unë dhe mamaja ime shkonim së bashku në koncertet e Ledrit, këndonim këngët e tij dhe argëtoheshim më shumë, dhe këngët e tij ishin opsioni i parë kur donim të ndiheshim mire.

Kështu që sa herë që e shoh këtë tatuazh do të më sjellë këto kujtime të mrekullueshme. “Merri merri” do të jetë gjithmonë kënga jonë e preferuar mami”, ka shkruar fansja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco