'White Pearl', merr flakë në mes të detit cisterna me naftë

'White Pearl', merr flakë në mes të detit cisterna me naftë

10:00, 11/08/2023
A+ Aa A-

Një cisternë me flamur panamez ka marrë flakë sot teksa lundronte pranë Asalujeh, në brigjet e Iranit, njoftuan mediat iraniane, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

Sipas mediave të huaja, 22 marinarët e “White Pearl” u shpëtuan nga roja bregdetare iraniane pasi kapiteni thirri për ndihmë autoriteteve portuale.

Televizioni shtetëror, duke cituar një zyrtar të autoritetit portual, tha se cisterna, e cila transportonte 40.000 tonë gaz të lëngshëm të naftës, dyshohet se ka marrë flakë pas problemeve në dhomën e motorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco