Megan Fox si poete, rrëfen një anë të errët në jetën e saj

Megan Fox si poete, rrëfen një anë të errët në jetën e saj

20:48, 10/08/2023
A+ Aa A-

Bëhuni gati për Megan Fox, si poete.  Përmbledhja e poezive nga aktorja, e titulluar "Pretty Boys are Poisonous", pritet të dalë në nëntor. 

Fox u tregon fansave humorin e saj të mbrapshtë përmes një koleksioni poezish zemërthyese dhe të errët.

Gjatë rrjedhës së +80 poezive, Fox kronizon të gjitha mënyrat se si ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten gjatë procesit."

Në një deklaratë, Fox tha: "Këto poezi u shkruan në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Unë e kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e njerëzve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre.

Ajo vazhdoi, “Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco