Pas akuzave për ngacmim seksual ndaj 2 ish-balerinave, Lizzo humbet 200 mijë ndjekës

Pas akuzave për ngacmim seksual ndaj 2 ish-balerinave, Lizzo humbet 200 mijë ndjekës

13:29, 09/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Lizzo disa ditë më parë është akuzuar nga tre ish-balerinat e saj se artistja i ka ngacmuar seksualisht dhe i ka diskriminuar ato.

Mirëpo pas lajmeve që dolën mbi ngacmimin seksual, fansat e kanë ‘ndëshkuar’ këngëtaren e cila deri më tani ka humbur rreth 200 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Image

Për të mos mjaftuar kjo edhe festivali “Made In America 2023” të cilin Lizzo do ta kryesonte së bashku me SZA është anuluar një jave pas akuzave.

“Për shkak të rrethanave të rënda jashtë kontrollit të prodhimit, festivali Made In America 2023 nuk do të zhvillohet më. Ky vendim ka qenë i vështirë dhe nuk është marrë lehtë dhe pa diskutime të mëdha“, shkruajtën organizatorët në Twitter.

Organizatorët treguan se festivali, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në 2 dhe 3 shtator në Filadelfia, “ka një trashëgimi të ofrimit të përvojave të jashtëzakonshme për fansat e muzikës dhe shikuesit e koncerteve, dhe është angazhimi ynë për të ofruar gjithmonë një festival të nivelit të lartë.”

“Made In America” drejtohet nga Jay-Z’s Roc Nation që nga viti 2012.

Kujtojmë që ky koncert është anuluar edhe një herë tjetër në vitin 2020 si pasojë e pandemisë Covid-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco