Para & pas transformimit: Fotot e bashkëshortes së Kanye West bëhen virale

Para & pas transformimit: Fotot e bashkëshortes së Kanye West bëhen virale

11:52, 09/08/2023
A+ Aa A-

Kanye West ka ndikuar shumë në zgjedhjet e veshjes dhe në stilin e bashkëshortes së tij, Bianca Censori. Kudo nëpër TikTok janë bërë virale fotot e saj ‘para dhe pas’ lidhjes me reperin, ku duket edhe ndryshimi në veshjet ekstravagande dhe më të pazakonta.

Censori, 27 vjeç, pretendohet se është martuar me West dhe që prej asokohe, ka ndryshuar totalisht stilin e saj. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur njerëzit e kanë krahasuar Bianca-n me Kim Kardashian, ish-bashkëshorten e Kanye.

Në fotot e publikuara së fundmi në rrjet, komentuesit u shprehën se Bianca duket si një “miks i Doja Cat dhe Kim”, ndërsa disa të tjerë e kanë krahasuar edhe me ish-in tjetër të Kanye, Amber Rose.

Por, disa të tjerë e kanë komentuar stilin e saj si “me shumë karakter” dhe mendojnë se asaj i shkojnë shumë këto ndryshime në pamje dhe në stil.

Image

Bianca, më parë ka pasur flokë të gjatë të zinj, por më pas, u paraqit në publik me një pixie cut, në ngjyrën bionde.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco