Xhemi Shehu hermetike për jetën private: Arbana Osmani sapo i publikoi të shoqin!

Xhemi Shehu hermetike për jetën private: Arbana Osmani sapo i publikoi të shoqin!

11:10, 09/08/2023
A+ Aa A-

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha të ngushta tashmë prej shumë vitesh e si të tilla me gjithë impenjimet familjare dhe ato të karrierës shoqet gjejnë kohën për t’ja dedikuar njëra tjetrës.

Mbrëmjen e kaluar moderatoret e njohura të Top Channel kanë darkuar në një prej restoranteve më ‘in’ të kryeqytetit, por nuk ishin vetëm.

Nëpërmjet një foto të postuar nga Arbana në rrjetin social instagram, mikeshat e ngushta të ekranit ishin të shoqëruara edhe nga partnerët përkatës, regjisori Eduart Grishaj dhe partneri i Xhemit, i cili quhet Elvis. Buzë pishinës me një pamje përrallore të qytetit të Tiranës katërshja kanë darkuar nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Image

Moderatorja e hijshme e ‘Portokalli’ është tejet hermetike sa i përket jetës private apo ekspozimit të fëmijëve dhe bashkëshortit dhe kjo foto e Visit të Xhemit, postuar nga Arbana është ndër të rrallat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco