Ronaldo Sharka i bën thirrje pasanikëve: 'Ndryshoni jetën tuaj, më dhuroni mua një ‘Range Rover’

Ronaldo Sharka i bën thirrje pasanikëve: 'Ndryshoni jetën tuaj, më dhuroni mua një ‘Range Rover’

10:46, 09/08/2023
A+ Aa A-

Ronaldo Sharka është i njohur tashmë për natyrën e tij pa filtra dhe gjithnjë me doza humori, ai shpesh zgjedh që me ndjekësit e tij në rrjetet sociale të ndajë situata nga përditshmëria e tij.

Sharka shpesh ka dhënë edhe mendime dhe opinione me anë të videove të postuara por kësaj here postimi i tij i fundit ishte komplet e kundërta pasi me një “instastory” ai ka bërë një thirrje publike drejtuar personave “të pasur” për ti blerë një makinë luksoze gazetarit.

Sipas tij kush do që e bën këtë veprim do t’i ndryshojë jeta, mund të bëhet edhe i famshëm duke dal në portale për dhuratën e bërë shprehte Ronaldo.

“Mos më lini të vuaj me një “Golf 5-a”- përfundon ai

“Përshëndetje të gjithëve, kam një njoftim shumë të rëndësishëm për ju. Për ndonjë person që e sheh këtë story dhe bën pjesë te kategoria e njerëzve të pasur. Pra, nuk është se ka 100 mijë 200 mijë euro në bankë por ka mbi 1 milion euro apo gjysmë milionë euro. Nuk ka ç’të bëjë këtë verë, do të bëjë diçka interesante që duket ‘cool’, që duket uauu, le të më dhurojë mua një ‘Range Rover’ nga këto të fundit patjetër, edhe të 2-3 viteve të fundit nuk ka problem. Domethënë përveçse do të bëjë diçka të bukur, do të bëjë një njeri të ndihet mirë, që në këtë rast jam unë. Por do të bëjë edhe diçka ndryshe në jetën e vet. E di që mund të keni bërë shumë gjëra këtë verë po kjo do të jetë gjëja më e bukur e kësaj vere. Përveç kësaj mund të dalësh në portale. Ndrysho tani jetën tënde, është koha të ndryshosh jetën tënde. Më dhuro mua një ‘Range Rover’ ose GLE, në fakt edhe GLE nuk është keq”- thotë ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco