Si mund t’i lexoni mesazhet në Instagram pa e kuptuar dërguesi?

Si mund t’i lexoni mesazhet në Instagram pa e kuptuar dërguesi?

10:32, 09/08/2023
A+ Aa A-

Përdoruesit e Instagramit janë pafund të lumtur pasi më në fund kanë mësuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, ndërkohë që dërguesi nuk e kupton.

Kjo metodë ka qarkulluar që prej vitit 2019-të, por vetëm tani përdoruesit e kanë kuptuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, pa jua lënë “seen”.

Nëse dëshironi të shihni mesazhin e dikujt, fillimisht ju duhet ta bëni “restrict” dhe ai/ajo nuk do e kuptojë që ju e keni bërë një gjë të tillë. Ata akoma do mund të shohin profilin tuaj por nuk mund të shohin kur ju jeni online ose nëse keni lexuar mesazhet e tyre.

Mesazhet e dërguara nga llogaritë “restricted” do të shfaqen në “Request” dhe si rezultat personi nuk do jetë në gjendje të shohë nëse ju e keni hapur mesazhin e tyre apo jo.

Kjo metodë në fakt është prezantuar për ndaluar mesazhet që ndikojnë në shëndetin mendor, por është gjithashtu një metodë mjaft e mirë nëse ju dëshironi të injoroni dikë.

Nëse më pas dëshironi t’i përgjigjeni personit, ju thjesht duhet ta bëni “un-restrict”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco