Reperi dënohet me 10 vjet burg për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion

Reperi dënohet me 10 vjet burg për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion

10:29, 09/08/2023
A+ Aa A-

Reperi Tory Lanez u dënua me 10 vjet burg të martën për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion në vitin 2020.

Lanez, emri i vërtetë i të cilit është Daystar Peterson, u shpall fajtor në dhjetor 2022 për sulmin ndaj Megan-it, i cili e la atë të plagosur në këmbë.

“Që kur jam qëlluar dhunshëm nga i pandehuri, nuk kam përjetuar asnjë ditë paqeje,” dëshmoi Megan të hënën në gjykatë. “Ngadalë, sigurisht, po shërohem dhe do ta marr veten, por nuk do të jem kurrë e njëjta."

Lanez foli në gjykatë për herë të parë të martën. Ai tha se i intereson mirëqenia e Megan Thee Stallion dhe se të dy u lidhën për humbjet e nënave të tyre dhe përdorën alkool për të kaluar dhimbjen.

Image

Megan dëshmoi se u konfliktua me Lanez për marrëdhënien e tyre të mëparshme seksuale. Sherri u përshkallëzua dhe pas kësaj, ata nisën të fyenin karrierën e njëri-tjetrit. Ajo tha se kërkoi që ta linin të dilte nga makina, por në atë moment Lanez filloi të qëllonte në tokë dhe i bërtiste asaj që të kërcente.

Sulmi me armë ndodhi në korrik 2020, teksa reperët, truproja e Lanez dhe ish-shoqja e Megan-ir, Kelsey Harris, larguan nga një festë në shtëpinë e Kylie Jenner.

Lanez ka deklaruar se është i pafajshëm, ndërsa avokatët e tij sugjerojnë se Harris mund të ketë qëlluar shoqen e saj pasi zbuloi lidhjen e mëparshme mes tyre, sepse ajo ishte "e dashuruar" me Tory-n dhe ishte xheloze. Zonja Harris e mohoi këtë. Megjithatë, në dëshminë e saj, ajo u tërhoq nga deklaratat e mëparshme ku shprehej se Lanez ishte ai që qëlloi, por tha se nuk e pa se kush e qëlloi Megan-in.

Image

Në prill, këngëtarja e “Savage” foli për ngjarjen në një ese për Elle. “Teksa reflektoj për tre vitet e fundit, e shoh veten si një të mbijetuar, sepse me të vërtetë i kam mbijetuar të paimagjinueshmes,” shkroi ajo asokohe.

Ajo përshkroi sesi jo vetëm i mbijetoi faktit që u qëllua nga një mik që mendonte se mund t'i besonte, por edhe se si e kapërceu "poshtërimin publik” duke iu referuar fushatës në rrjete sociale që e cilësonte atë si “gënjeshtare”.

“Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që njerëzit të mos më besonin,” shkroi Megan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco