Konkurrentet e Miss Universe Indonezia akuzojnë organizatorët për abuzim seksual

Konkurrentet e Miss Universe Indonezia akuzojnë organizatorët për abuzim seksual

10:22, 09/08/2023
A+ Aa A-

Disa kandidate për Miss Universe Indonezia kanë regjistruar ankesa në polici duke akuzuar organizatorët për abuzim seksual.

Konkurrenteve u është kërkuar të hiqnin të brendshmet e tyre për “kontroll të trupit” dhe janë fotografuar dy ditë përpara finales më 3 gusht, tha një nga avokatët e tyre.

Organizatorët dyshohet se u thanë grave se duhej “të ekzaminonin çdo plagë, celulit ose tatuazh në trupat e tyre”.

“Ndjej se të drejtat e mia janë shkelur. Më ka ndikuar psikologjikisht, kam pasur edhe probleme me gjumin”, tha një nga konkurrentet.

Policia në kryeqytetin Xhakarta lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se do të hetojë më tej lidhur me rastin.

“Organizata Miss Universe Indonesia do të hetojë akuzat”,-tha në një deklaratë pronarja e saj e famshme Poppy Capella. Organizata globale Miss Universe tha gjithashtu se ishte duke e shqyrtuar këtë çështje dhe se i merr “shumë seriozisht” akuzat për ngacmimet seksuale.

“Ndonëse kontrollet e trupit janë normale në vend, konkurrentëve zakonisht nuk u kërkohet të zhvishen lakuriq”,-tha Maria Harfanti, një ish Miss Indonezia. Ajo shtoi se organizatorët gjithashtu shpesh kërkojnë BMI ose indeksin e masës trupore të garuesve për të kontrolluar përmasat e trupit të tyre.

Sipas BBC, në konferencën për shtyp të së hënës, një nga ankuesit tha se kontrollet trupore ishin bërë në një dhomë të mbyllur, por aty ishin edhe disa burra.

“Dera nuk ishte mbyllur plotësisht, duke u dhënë njerëzve jashtë mundësinë për të vëzhguar”,-shtoi ajo.

Konkurset e bukurisë janë lejuar prej kohësh në Indonezi, por organizatorët janë të kujdesshëm që të mos ofendojnë pjesët konservatore të shoqërisë. Në vitin 2013, konkursi i Miss World anuloi raundin e tij me bikini kur u organizua në vendin kryesisht mysliman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco