Ciara, nënë për herë të katërt

Ciara, nënë për herë të katërt

09:07, 09/08/2023
A+ Aa A-

Familja e Ciara-s dhe Russell Wilson po zgjerohet!

Këngëtarja zbuloi se është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së saj të katërt, i treti me futbollistin.

Ciara e bëri publik lajmin përmes një video të postuar në Instagram.

“Ti më shikon kështu, ne bëjmë një tjetër fëmijë,” shkroi 37-vjeçarja në video ku kërcen para një pishine dhe tregon barkun e rrumbullakosur.

Ciara dhe Russell nisën lidhjen në vitin 2015 dhe u martuan pak më shumë se një vit më vonë, në korrik 2016. Ata kanë bashkë dy fëmijë, vajzën Sienna Princess, 6 vjeç, dhe djalin Win Harrison, 3 vjeç. Ciara ka gjithashtu një djalë, 9-vjeçarin Future Zahir, me ish-të fejuarin, reperin Future.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco