Albumi i ri i Dua Lipës e ka tashmë një datë

Albumi i ri i Dua Lipës e ka tashmë një datë

10:01, 08/08/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa po përfundon albumin e saj të tretë. Ai pritet të publikohet në vitin 2024 dhe, pavarësisht trendit të muzikantëve që shpallin dhe vonojnë regjistrimet me vite, Lipa thuhet se me siguri do ta përmbushë afatin e saj.

Albumi i radhës do të jetë pop.

Ajo po punon me një grup më të vogël bashkëpunëtorësh për shkrimin e këngëve, duke përfshirë Kevin Parker të grupit australian të psiko-rokut Tame Impala, një thashethem që ajo e konfirmoi duke e mohuar: “Nuk e di për çfarë po flisni”, tha ajo, pastaj qeshi.

Pas “Future Nostalgia”, Dua Lipa punoi me Blessed Madonna për “Club Future Nostalgia”, një album remix ku bënin pjesë edhe Missy Elliott, Madonna, Mark Ronson etj.

Këngëtarja kohët e fundit u shfaq si Barbie sirenë në filmin e Greta Gerwig, dhe gjithashtu publikoi këngën “Dance the Night” si pjesë e kolonës zanore të filmit “Barbie”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco