Këngëtari Lorenc Hasrama kapet mat me të dashurën

Këngëtari Lorenc Hasrama kapet mat me të dashurën

08:44, 08/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtari Lorenc Hasrama në mes angazhimeve ka gjetur kohën për të kaluar disa ditë pushimi me të dashurën e tij.

Revista “Bordo” ka siguruar disa fotografi të këngëtarit duke shijuar plazhin e Borshit me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Në një prej fotove ata shihen të përqafuar, ndërkohë në dy të tjerat janë duke shijuar detin.

Këto janë fotot e para të çiftit, pasi vetë ata kanë zgjedhur që lidhjen disamujore ta mbajnë private.

Edhe pse nuk dihet identiteti i vajzës, Lorenci ka folur për të në një intervistë të dhënë në programin “Ftesë në 5” pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Lorenci tha asokohe se e dashura jashtë s’i ka përjetuar shumë mirë flirtet që këngëtari pati brenda shtëpisë me Jorin dhe Keisin, por që ai do të mundohej ta rregullonte marrëdhënien me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco