Ndryshime në juri tek 'Dancing with the stars', kush do ia marrë vendin Kledi Kadiut

Ndryshime në juri tek 'Dancing with the stars', kush do ia marrë vendin Kledi Kadiut

13:38, 07/08/2023
A+ Aa A-

“Dancing with the Stars” do të rikthehet në sezonin e ri televiziv. Kanë nisur tashmë të flitet për emrat e parë të personazheve që do të jenë pjesë e sfidës së kërcimit. Por duket se ndryshime do të ketë edhe në jurinë e këtij formati.

Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e jurisë, ku këtë herë do të ketë përkrah Lori Ballën.  

Deri më tani nuk ka zëra për praninë e Dalina Buzit sërish në jurinë e këtij formati. Vetë Buzi ka zgjedhur mos të flasë rreth pranisë së saj në këtë format.

Nga ana tjetër, ndryshime priten edhe në vendin e Mand Pezës. Ka nisur tashmë të përflitet se Peza nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm në ulëset e jurisë, duke u zëvendësuar nga një tjetër personazh i njohur.

Në pikëpyetje është edhe prania e Kledi Kadiut. Balerini me famë ndërkombëtare ishte kryetari i jurisë në formatin e shkuar, por prania e Lorit, pritet të sjellë ndryshime edhe në postin e Kadiut.

Megjithatë, pritet që në ditët në vijim të konfirmohen edhe emrat që do të ulen për më shumë se 12 javë në vendin e jurisë.

Burimi: Panorama plus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco