Aktorja Tori Spelling, vajza multimilionerit jeton së bashku me fëmijët e saj në një rulot

Aktorja Tori Spelling, vajza multimilionerit jeton së bashku me fëmijët e saj në një rulot

10:20, 04/08/2023
A+ Aa A-

Jeta e aktores  së njohur të serialit " Beverly  Hills, 90210 ", Tori Spelling siç duket është përmbysur.

Nga vila luksoze, Spelling është parë së bashku me 5 fëmijët e saj duke jetuar në një rulot në Kaliforni.

Në një video të publikuar nga Daily Mail, Spelling shfaqet e lodhur dhe jo në humor.

Sipas  raporteve të tjera të fundit, Spelling, vajza e një prej producentëve më të pasur të Hollivudit,  Aaron Spelling, ka qëndruar në një motel pas ndarjes nga burri i saj, Dean McDermott. 

Në fotot e publikuara aktorja dhe fëmijët e saj shihen jashtë shtëpisë në të cilën jetojnë, ulur ose duke mbajtur gjëra.

Image

Image

Image

Mediat e huaja ka nxjerrë në pah marrëdhëniet e tensionuara të aktores me babanë e saj, pasi Aaron Spelling duket se ishte i shqetësuar për mënyrën se si ajo i trajtonte paratë.

Kjo është arsyeja pse në testamentin e tij, ai i la asaj vetëm 800 mijë dollarë nga 600 milionë vlera e vlerësuar e pasurisë së tij.

 

See photos of ‘struggling’ Tori Spelling and her kids living in RV https://t.co/GzgëyRzDtL pic.tëitter.com/JnxfDtrësV

— Page Six (@PageSix) August 3, 2023

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco