Adelina Tahiri në 'Big Brother'? Ka një arsye të fortë që refuzon, por jo si Olta Gixhari

Adelina Tahiri në 'Big Brother'? Ka një arsye të fortë që refuzon, por jo si Olta Gixhari

08:54, 04/08/2023
A+ Aa A-

Adelina Tahiri është e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë me publikun, ama gjithmonë thotë gjërat që ajo do të ndajë duke qenë e kujdeshme për të mbajtur gjithmonë në guaskën e saj gjithçka që për të është “personale”.

Kështu, ndërsa e ka menduar veten si konkurrente në “Big Brother”, Adelina e ka të vështirë, ashtu si Olta Gixhari, ta mendojë veten larg të birit. Por ka edhe një frikë tjetër: 

“Unë jam shumë realiste, unë çdo gjë ta them në fytyrë dhe jam shumë e çiltër…” – thotë ajo pas pyetjes nëse e sheh veten si banore e “Big Brother”.

Por krahasuar me Oltën, ajo mendon se aktorja gjeti strategjinë e gabuar: “Mua më pëlqen shumë Olta si fizik, është një ndër femrat më të bukura shqiptare, për mendimin tim. E vlerësoj shumë, është shumë femërore. Për karakterin është çështje personale, por unë si femër e kam mbështetur…

Por në krahasim me të, unë jam shumë më emotive dhe tregoj shumë më shumë lot, se Olta. Ajo është shumë vajzë e mirë, por mendoj që kishte strategjinë e gabuar. Realisht, e mendoj se është njeri më i mirë sesa u shpall në “Big Brother”.

 

 

 

Adelina tregoi për “Pushime on Top” se ka pasur ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother 1”, por nuk ka pranuar për shkak të djalit: “Kam pasur ftesë në Big Brother-in e kaluar. Nuk kam pranuar për çështjen e Jonit. Është ende i vogël. Nuk e kam Jonin në një moshë dhe rrethanat e mia nuk ma kanë bërë të mundur që të hyj rehat. Sepse unë dua të hyj për të bërë lojë dhe shoë, ndërsa kur kam fëmijën jashtë, nuk është se hyj me përqëndrim 100 për qind” – tha këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco