Lista e artistëve që do të performojnë nesër në koncertin e Noizyt

Lista e artistëve që do të performojnë nesër në koncertin e Noizyt

21:26, 03/08/2023
A+ Aa A-

Ditën e nesërme do të zhvillohet koncerti i këngëtarit shumë të dashur, Noizy-t, “Alpha Show 2”. Artisti i njohur ka organizuar edicionin e dytë të këtij koncerti, i cili pritet të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

Në këtë event do të ketë artistë të shumtë jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj. Në një postim të ri, ai u ka bërë me dije fansave të blejnë biletat e fundit.

Siç ka zbuluar Rigels Rajku (emri i vërtetë), në koncert do të interpretojnë: Dhurata Dora, Ylli Limani, Stresi, Lyrical Son, MC Kresha, Varrosi, Ledri Vula etj.

Veç kësaj, do të ketë edhe këngëtarë nga tregu ndërkombëtar, me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite. Reperi gjithashtu u ka premtuar fansave se do të jetë një natë spektakolare me shumë befasi të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco