Lizzo paditet për ngacmim seksual nga 3 ish-balerinat e saj!

Lizzo paditet për ngacmim seksual nga 3 ish-balerinat e saj!

22:03, 02/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja 35-vjeçare e njohur Lizzo po përballet me probleme ligjore pasi tre nga ish-balerinat e saj ngritën një padi ndaj saj. Balerinat e paditën këngëtaren për ngacmim seksual, fetar dhe racor, diskriminim, sulm. Tre balerinat që kanë ngritur padinë janë Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez.  

Ndërkaq, kundër këngëtares ka dalw edhe ish-drejtoresha e saj krijuese, Quinn Whitney Wilson dhe balerina Courtney Hollinquest, tw cilat pohuan se edhe ato kishin përjetuar gjëra të ngjashëm. “Për sqarim, nuk jam pjesë e padisë por kam kaluar të njëjtën gjë në kohën time atje”,shkroi Hollinquest në InstaStory.

Image

Davis dhe Williams u pushuan nga puna si balerina rezervë të Lizzo-s, ndërsa Rodriguez la punën e saj pas sjelljes shqetësuese të nënshkruesit. Në dosjet, paditësit deklarojnë se, pas një koncerti në Amsterdam në shkurt 2023, Lizzo i ftoi ato për një natë ku përfunduan në një klub striptizi të quajtur “Bananenbar”.

Në padi thuhet se në një moment të caktuar të natës, Lizzo “filloi të ftonte anëtarët e kastit që të preknin me radhë interpretueset nudo”. Në padi vazhdon të thuhet se “më pas Lizzo e ktheu vëmendjen te zonja Davis dhe filloi të ushtronte presion ndaj zonjës Davis që të prekte gjoksin e një prej grave nudo”.

As Lizzo dhe as përfaqësuesit e saj nuk janë përgjigjur publikisht ndaj akuzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco