'Mendoj se jam stilistja e të gjithëve'- Këngëtarja e njohur akuzon Beyonce se ka kopjuar stilin e saj të veshjes

'Mendoj se jam stilistja e të gjithëve'- Këngëtarja e njohur akuzon Beyonce se ka kopjuar stilin e saj të veshjes

22:35, 02/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur amerikane, Erykah Badu ka akuzuar Beyoncen se ka kopjuar stilin e saj të veçantë të veshjes.

Image

Së fundmi artistja ka publikuar në Instagram një foto të krijueses së hitit “Halo”, teksa po performonte gjatë turneut të Rilindjes në East Rutherford.

Ajo kishte veshur një palë çizme deri tek gjuri dhe një bluzë të gjatë, ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele metalike.

“Hmmm”, ka shkruar Badu poshtë fotos. Më pas ajo postoi një tjetër foto të saj duke performuar me një kapele të ngjashme me atë të Beyonces, teksa shkroi: “Unë mendoj se jam stilistja e të gjithëve.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco