U aludua se Kate Middleton është më e rreptë me tre fëmijët e saj, por ja cili është prindi më pak tolerues në familjen mbretërore

U aludua se Kate Middleton është më e rreptë me tre fëmijët e saj, por ja cili është prindi më pak tolerues në familjen mbretërore

18:11, 02/08/2023
A+ Aa A-

Princ William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton cilësohen si një ndër çiftet më të dashura nga publiku.

Image

Dyshja janë prindër të tre fëmijëve, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Mirëpo të shumë janë njerëzit që pyesin se cili nga ata është më i prindi më i ‘rreptë’ me fëmijët e tyre.

Sipas një burimi për People Magazin, Kate është më e durueshme sesa Princ Willliam.

Çifti udhëhoqën familjen mbretërore gjatë një festë në kopshtin e Pallatit Buckingham në maj, vetëm disa ditë pas kurorëzimit të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla. Ndërsa Princesha e Uellsit shoqërohej me të ftuarit e ftuar posaçërisht, ajo takoi Aldith Grandison dhe vajzën e saj Jay Cee La Bouche.

“Unë jam e tmerrshme.“- tha Kate në një video të shpërndarë nga Sky News , duke shtuar se Princi William ishte, ndryshe nga ajo “shumë i mirë“.

“Ti je e rreptë,” iu përgjigj Grandison familjes mbretërore, për të cilën Princesha Kate tha duke qeshur, “Unë nuk jam definitivisht e rreptë! Si mund ta dallosh këtë? Me siguri jo!”

Image

Princi William dhe Princesha Kate kanë vendosur t’i dhurojnë tre fëmijëve të tyre një fëmijëri sa më normale të jetë e mundur, tregoi një burim për People.

“Këta fëmijë duken shumë të lumtur me jetën,” tha së fundmi një burim i brendshëm për People, teksa shtoi: “Kjo vjen vetëm falë Kate dhe normalitetit që sjell ajo duke treguar mënyrën se si u rrit. William e do atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco