Khloe Kardashian ka probleme me gjumin? Ylli televiziv flet hapur: Tymos Kanabis…

Khloe Kardashian ka probleme me gjumin? Ylli televiziv flet hapur: Tymos Kanabis…

16:46, 02/08/2023
A+ Aa A-

Ylli televiziv Khloe Kardashian së fundmi gjatë një interviste për emisionin “The Kardashians” ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale.

Modelja ka rrëfyer se ka probleme me gjumin, teksa shtoi se ndonëse e urren kanabisin ajo e konsumon atë në mënyrë që ta qetësojë dhe t’i sjellë gjumin.

“Është e vështirë për mua të fle. E bëj telefonin ‘silent’ dhe e kthej nga ana tjetër që drita të mos më bezdisë. Pi çaj dhe mund të them se tymos kanabis. Në fakt, e kam inat kanabisin, e urrej ndjesinë që më lë, por nisa ta përdorja gjatë natës dhe më vendoste në gjumë.”- tha Khloe.

Kujtojmë që kohë më parë ajo u shpreh se shpesh herë i kujton momentet me ish partnerët e saj dhe ndihet keq për shkak të tyre.

"Çdo ditë, ndihem keq për Lamar,” tha Khloé për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ishte e martuar nga viti 2009 deri në 2016. “Çdo ditë, ndihem keq që nuk jam më me Tristan”, u shpreh Khloe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco