Krist Aliaj gjen vend në televizion, ja sfida që e pret në shtator dhe çfarë qëndron pas deklaratave për këngëtarin

Krist Aliaj gjen vend në televizion, ja sfida që e pret në shtator dhe çfarë qëndron pas deklaratave për këngëtarin

16:33, 02/08/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet “kokë më kokë” me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

Bëhet fjalë për “She’s On Top”, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat, shkruan “Top Albania Radio”.

Kristi teksa ka ndarë një foto ku shfaqen të gjithë pjesëmarrësit e këtij spektakli, krahas ka zbuluar se do të rikthehet sërish në ekran në shtator. Nuk dihet nëse do të jetë sërish si pjesë e jurisë apo do të angazhohet me një projekt tjetër, por diçka të sigurt na e tregoi! Ndërkohë, vetëm i ftuar në “E Diell” ai ka zbuluar pak nga jeta e tij romantike, duke ngritur kështu dyshime se Kristi po bie në dashuri.

Mesa duket ai po qëndron ende në Shqipëri për një vajzë. Kush e ka zënë zemrën e tij vallë?! Epo le të presim një tjetër përgjigje të tij për të zbuluar më shumë. Në puntatën e fundit të spektaklit ku ishte dhe anëtar jurie, Kristi nuk i ndali disa thumba për Luizin.

E teksa të gjithë po prisnin që Krist Aliaj të komentonte vajzat konkurrente, ai tha diçka krejtësisht tjetër. Duke iu referuar fituesit të edicionit të dytë të BB VIP, Luiz Ejlli, Kristi tha: “Për ish-kolegun tim biond. Që fantazitë që ka për mua mesnate ose mbas orës 12, t’i mbajë sekret. Të lutem”, tha Kristi.

I pyetur se për kë e ka fjalën, ish-banori i “Big Brother VIP 2”, tha sërish: “Ish kolegu im me flokë biond”.

E teksa Argjira Spanca e pyeti nëse bëhet fjalë për Luiz Ejllin, ai tha: “Absolutisht”, duke shtuar se nuk dëshiron që të japë më shumë komente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco