E trishtë! Përkeqësohet gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis

E trishtë! Përkeqësohet gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis

14:08, 28/07/2023
A+ Aa A-

Më parë në shkurt, bota e aktrimit mori një lajm e trishtë se Bruce Willis po tërhiqej përgjithmonë nga Hollivudi pasi u konfirmua se vuante nga demenca frontotemporale.

Image

E së fundmi duket se gjendja e aktorit është përkeqësuar dhe familja dhe miqtë e tij kanë ata të cilët kanë dhënë disa përditësime për shëndetin e tij.

Një nga përditësimet e fundit ka ardhur nga ish-partnerja e tij, Maria Bravo , e cila tha se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit.

“Po bëhet gjithnjë e më keq”, theksoi Bravo .”Ai nuk është mirë. Kam folur me gruan e tij, me Emën , dhe fatkeqësisht është një sëmundje që sa vjen e përkeqësohet. Ne i dërgojmë shumë energji dhe shumë dashuri.”

Willis dhe Bravo , lidhja e të cilëve zgjati dy vjet, u takuan në hapjen e një restoranti, Planet Hollywood, e më pas ata u zhvendosën midis Los Anxhelosit dhe Marbella, Spanjë.

Pavarësisht ndarjes së tyre, Bravo i kushtoi disa fjalë emocionale Willis pasi mësoi për gjendjen e tij shëndetësore.

“E gjithë dashuria ime shkon për Bruce dhe familjen e tij të bukur”, ka shkruar ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco